Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Ali Sefaj, thotë se Kurti “nuk e ka luftë me Listën Serbe certifikimin e kësaj partie”, po këtë po e përdorë si trampolinë që ta sulmoj dhe ta kapë KQZ-në.
Sipas Sefajt, Kurti po e përdorë “certifikimin e Listës Serbe” si justifikim për ta paraqitur veten si viktimë, duke thënë se Lista Serbe është certifikuar sepse ne, edhe pse kemi mbi 50% të votave, nuk kemi as 20% të përfaqësimit në KQZ.
“E vërteta është ndryshe! Lista Serbe, sipas nenit 18 Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, posa është regjistruar si parti politike, është certifikuar automatikisht dhe kjo është procedurë ligjore që nuk varet nga anëtaret e KQZ-së. KQZ-ja është krijuar me një format të balancuar për të garantuar pavarësinë e saj: 6 anëtarë nga grupet më të mëdha parlamentare dhe 4 anëtarë nga komunitetet jo-shumicë, plus kryesuesi i pavarur nga radhët e gjyqësorit. Ky mekanizëm është vendosur pikërisht për të parandaluar që ndonjë parti ta kontrollojë KQZ-në dhe të këtë mundësi ta manipulojë procesin zgjedhor”, shkroi Sefaj në Facebook.