Antropologia, Janet Reineck është amerikania që u erdhi në Kosovë për të jetuar.
Ajo thotë se ani pse u dëbua nga serbët gjatë luftës në Kosovë, ajo u rikthye sërish të jetonte në territorin shqiptar.
“Kam jetuar më përpara në Kosovë, 8 vjet, para luftës, në vitet ‘80-90. Më vonë më dëbuan serbët nga Kosova, ku shkova në Amerikë dhe atje krijova një organizatë ndihme ‘An American Woman in Kosova’”, tha ajo.
Janet thotë se në Kosovë ka shumë ngrohtësi.
“Era e bukës, e çajit, njerëzit…”, Jeneta i veçon të mirat që i sheh në vendin tonë.
Jeneta lëvdon jetën në Kosovë, mentalitetin e saj, dhe jetesën e popullit të saj.