Kica Xhelili: LVV-ja do t’i marrë 51 mandate përmes manipulimit, nuk do t’i lëmë!

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka numëruar disa keqpërdorime me votat nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ajo ka thënë se për krejt këto dyshime VV-ja nuk ka thënë asnjë fjalë.

Kica-Xhelili tha se të njëjtit duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit dhe se ajo është strategjia e tyre.

“Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal.
Ky është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë. TIPIKE! Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë” shkruan Kica-Xhelili.

Reagimi i plotë:

 

Gati 2000 fletëvotime u gjetën PA një parti të listuar, me defekt, kushedi ku të printuara. TË GJITHA me votë për VV!!!

80% e votave të konsulatave ku ASKUSH nuk e di kush e si i ka ruajtur ato vota, i mori LVV. Disproporcion TOTAL me votat në Kosovë.

Dhjetëra raste me dyshime për trenin bullgar, ASNJË fjalë nga VV.

Por ama qe 5 ditë zhurmojnë për LDK-në. Bëjnë analiza se kush sa vota mori BRENDA LDK-së; thuajse u shqetësokan SHUMË këta për ne.

Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal.

Ky është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë. TIPIKE!

Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë!