Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se “këto ishin zgjedhje në të cilat Kurti bëri gjithçka për t’u marrë me Listën Serbe dhe për ta penguar atë të fitonte të dhjetë mandatet”.
“Inxhinieria politike e Kurtit së bashku me Nenad Rashiqin duket se ka dhënë rezultate dhe në këtë kuptim, Kurti arriti ta shtyjë Rashiqin në parlamentin e Kosovës. Nëse i shikoni rezultatet nga të gjitha komunat, kur bëhet fjalë për komunat me shumicë serbe. LS ka fituar 32.399 vota, ndërsa Rashiqi 2.976, që përkthehet në 260 më pak se sa nevojiteshin për mandatin e 10-të”, ka pretenduar Simiq.
“Shembulli më drastik i inxhinierisë politike dhe dashurisë së Rashiqit me Kurtin është komuna e Prizrenit. Lista Serbe ka marrë 30 vota në të gjithë komunën, ndërsa ai ka marrë 157 vota. Kjo është e vetmja komunë në të cilën Rashiqi e mposhti popullin serb me votat e shqiptarëve. Me këto vota Rashiqi hyn në parlament, me votat e shqiptarëve”, ka pretenduar Simiq.
“Nëse kjo konfirmohet dhe bëhet përfundimtare, ky kuvend “do të jetë jolegjitim”. Këto janë mandate të destinuara për serbët, e ai nuk është nëse merren parasysh të gjitha gjërat. Ky është, kur gjithçka merret parasysh, suksesi i popullit serb, sepse ne kemi nëntë mandate, por Rashiq ka fituar një… Kjo është diçka me të cilën duhet të merren organet kompetente. Ne tashmë kemi kontaktuar me ta. Mund të kontrolloni gjithçka që ju kam thënë në faqen e KQZ-së”, ka pretenduar Simiqi.