Gerta dhe Gjesti e kanë nisur ditën e sotme me një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Gerta dhe Gjesti e kanë nisur ditën e sotme me një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Gazetarja i komentoi parfumin banorit, duke i thënë se ka erë të shpifur.
Këngëtari iu drejtua duke i thënë se ‘duket si i burrit tënd’. Kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer aspak Gertës e cila iu kundërpërgjigj menjëherë:
“S’ke nevojë të përmendësh burrin tim, ti je këtu në shtëpi me mua jo me të. Parfum i shpifur është, duhet të më pëlqejë patjetër parfumi jot?”.
Pjesë nga debati:
Gerta: Ça parfumi është ky që ke vënë? Sa i shpifur qenka
Gjesti: Ky? Duket i burrit tënd
Gerta: Jo, i burrit tim është ndryshe
Gjesti: Më duket se ashtu ere ka, të shpifur
Gerta: Shumë i shpifur qenka. Pastaj ça ke me burrin tim?
Gjesti: Jo nuk kam, vetëm era e parfumit
Gerta: Po luan me burrin tim këtu
Gjesti: Parfumi im është i shpifur, e po më duket se është si i yti, kaq
Gerta: Është si dita me natën
Gjesti: Në asnjë moment nuk do ju lë më, doni me sha parfumin, do e shaj dhe unë
Gerta: S’ke nevojë të përmendësh burrin tim, ti je këtu në shtëpi me mua jo me të. Parfum i shpifur është, duhet të më pëlqejë patjetër parfumi jot?