Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Albin Kurti grumbulloi mbi 330 mijë vota. Kështu, ai u bë politikani më i votuar ndonjëherë, duke zëvendësuar Vjosa Osmanin.
Në pesë nga gjashtë zgjedhjet e fundit parlamentare, Kurti ka qenë në treshen e kandidatëve më të votuar.
Hashim Thaçi ishte më i votuari në dy zgjedhje parlamentare në Kosovë me 160 mijë e 850 vota të marra në vitin 2010, teksa në vitin 2014 ai arriti të grumbulloi edhe 6 mijë vota më shumë duke u votuar nga 166 mijë e 422 qytetarë në atë kohë.
Albin Kurti më pas ishte më i votuari në dy zgjedhjet e ardhshme ato të vitit 2017 me 143 mijë e 621 vota dhe 2019 me 183 mijë e 952 vota para se Vjosa Osmani të thyente rekordin me 300 mijë e 756 vota në zgjedhjet e vitit 2021.
Këtë rekord e riktheu sërish i pari i LVV-së duke grumbulluar gjithsej 337 mijë e 101 vota në zgjedhjet e vitit 2025.
Grafika e mëposhtme nga REL: