Katër vite i patën të plota deri në ditën e 9 shkurtit, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës për të përfaqësuar denjësisht qytetarët që i votuan në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Për t’i “ndëshkuar” ata që sipas tyre nuk punuan më së miri, qytetarët e Republikës së Kosovës shfrytëzuan atë që patën në dorë, votën.
Më 9 shkurt, qytetarët iu drejtuan kutive të votimit ku patën mundësi të zgjedhin partinë që duan ta udhëheq Qeverinë me kandidatët që ata kanë caktuar e bashkë me partinë edhe plot 10 deputetë.
Tani kur veçse ka përfunduar procesi i numërimit edhe rezultatet preliminare janë tashmë të ditura. Nga KQZ-ja mbrëmë njoftuan se ka mbetur të presim 48 orë, siç parashihet me ligj që të dihet nëse ka ndonjë ankesë apo jo, e më pas të procedohet me rezultatet finale dhe certifikimin e tyre.
Tashmë është bërë publike lista e deputetëve që kanë siguruar mandatet e tyre, bazuar në këto rezultate, shkruan lajmi.net.
Dikush për të disatën herë, dikush për të parën e dikush edhe e humbi “punën” pasi kishte qenë në Kuvend katër vitet e fundit. Raste si ky i fundit ka në katër partitë e mëdha në Kosovë, LVV, PDK, LDK dhe AAK-Nisma.
LVV ka dal e para në këto zgjedhje e që në Kuvend pritet t’i ketë 48 deputetë. PDK është e dyta në këto zgjedhje me 24 deputetë, LDK e treta me 20 deputetë si dhe AAK e katërta e cila ka marrë 8 deputetë.
Bazuar në listat e emrave të kandidatëve për deputetë që kanë fituar mandatet e tyre, tek secila shihen emra të rinj e emra të “veteranëve” të Kuvendit që mungojnë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje ishin deputetë në legjislaturën e kaluar nga kjo parti por nuk do të jenë më: Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili nuk ka qenë as pjesë e listës së kandidatëve, njëjtë si ai edhe Vasfije Blair.
Eman Rrahmani e Visar Korenica janë dy ish deputetët e LVV-së të cilët u larguan nga kjo parti duke kandiduar me partinë që formuan vetë ata, Listën për Familjen por nuk arritën ta kalojnë pragun.
Alban Hyseni fitoi mandatin e tij në zgjedhjet e vitit 2021 por e dorëzoi atë për t’u bërë kryetar i Komunës së Gjilanit me të cilën ende udhëheq, dhe në zgjedhjet e vitit 2024 nuk ishte pjesë e listës kandiduese, shkruan lajmi.net.
Drita Millaku u largua nga LVV duke iu bashkuar listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk arriti të siguroj një vend në Kuvendin e Kosovës.
Disa prej tyre që nuk kandiduan në këto zgjedhje e disa prej tyre që kandiduan por nuk fituan janë edhe Arbër Rexhaj, Gani Krasniqi, Nijazi Isaku, Agon Batusha, Valon Ramadani, Fitim Uka, Jetmire Vrenezi, Arijeta Rexhepi, Ardian Gola, Adnan Rrustemi, Fatmir Humolli, Vendenis Lahu, Luan Aliu, Tinka Kurti, Milazim Salihaj, Arta Bajralija, Besim Muzaqi, Mirlinda Sadiku, Burim Karameta.
Haki Abazi u largua nga LVV për t’iu bashkuar AAK-së, por mbeti jashtë Kuvendit.
Nga LVV u largua edhe Doarsa Kica-Xhelili por nuk e përcolli fati i njëjtë i ish bashkëpartiakut të saj Haki Abazit. Kica-Xhelili iu bashkua LDK-së dhe doli e dyta më e votuara pas kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Për të “zëvëndësuar” këta ish deputetë, ligjvënës të ri surprizuan me votat që morën.
Edona Lalloshi, Nezir Kraki, Liza Gashi, Valon Ramadani, Agim Bahtiri, Drita Pajaziti, Bylbyl Sokoli dhe Ilir Kërçeli janë kandidatët që fituan mandatin e tyre në Kuvendin e Kosovës pasi kandiduan për herë të parë.
Jo vetëm në LVV, edhe në PDK ka emra që mbetën jashtë Kuvendit, shkruan lajmi.net.
Emra te njohur për shumë vite në politikë e që kanë qenë pjesë e mandatit për shumë legjislatura nga PDK, kanë mbetur jashtë Kuvendit.
Xhavit Haliti e Bekim Haxhiu nuk do të jenë më deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ardian Kastrati, Hajdar Beqa, dhe Floretë Zejnullahu gjithashtu nuk do të mund të ngrisin dorën më për të votuar pro apo kundër ligjeve.
Nga PDK u largua deputetja Adelina Grainca e cila në këto zgjedhje kandidoi me listën e LVV-së dhe fitoi ulësen në Kuvend.
Surpriza e këtyre zgjedhjeve nga PDK, doli të jetë Sala Jashari e cila u radhit e 5-ta nga më të votuarit në PDK e që kandidoi për herë të pare. Fatin e njëjtë si të Sala Jasharit, që siguruan ulëse në Kuvend janë edhe Përparim Gruda, Nait Hasani, Jakup Nura, Rrahman Nura, Artan Behrami, Fadil Demaku, Altin Krasniqi e Xhevahir Geci.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi nga këto zgjedhje mbeti jashtë Kuvendit. Përveç tij, Driton Selmanaj, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Rrezarta Krasniqi nuk do të jenë më në Kuvendin e Kosovës.
Në 20 ulëset e siguruara të Kuvendit të siguruara nga LDK do të ulen edhe deputetë që nuk kanë qenë më herët, si: Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Gazmend Muhaxheri, Hysen Çekaj, Imri Ahmeti, Fadil Hadërgjonaj, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj dhe Arjeta Abazi janë deputetët e LDK-së që u zgjodhën nga qytetarët këto zgjedhje disa për herë të parë e disa prej tyre nuk u zgjodhën vetëm në zgjedhjet e kaluara (Lutfi Haziri).
AAK-Nismas gjithashtu i mbetën jashtë Kuvendit disa deputetë shumë aktiv, e bile edhe ish shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Përveç tij, jashtë mbetën edhe Pal Lekaj e Albana Bytyçi ndërsa ish deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj në këto zgjedhje kandidoi përmes listës së LVV-së ku edhe fitoi një ulëse në Kuvend.
Nga AAK-Nisma, deputetë të cilët nuk ishin në legjislaturën e kaluar por do të jenë në këtë legjislaturë është, Fatmir Limaj nga Nisma të cilët nuk e kishin kaluar pragun më 14 shkurt 2021. pastaj Lahi Brahimaj nga AAK, Arbëreshë Kryeziu e Xhevahire Izmaku nga Nisma.
“Fitorja” në një palë zgjedhje nuk do të thotë që ka siguruar edhe fitoret e zgjedhjeve të ardhshme e këtë e dëshmon edhe mbetja jashtë Kuvendit e ish deputetëve të lartcekur.
Ende nuk dihet se cila parti do të formoj Qeverinë, e cili grup parlamentar do të jetë pozitë e kush opozitë por kjo do të merret vesh pas shpalljes së rezultateve përfundimtare. /Lajmi.net/