Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, G-Bani ka bërë një postim emocional në InstaStory, ku falënderon Gjestin për mbështetjen e tij.
Në mesazhin e tij, Bani tregon se babai i tij është tashmë jashtë rrezikut dhe shpreh mirënjohjen për Gjestin, duke e cilësuar si të vetmin që e ka kuptuar vërtet.
“Gjesti faleminderit vëlla!!! Babai është jashtë rrezikut. I vetmi që më ke uruar prej të gjithëve aty,
njeriu i vetëm që më shikoi në shpirt, jo në gjeste.
Zoti të ruajt ty dhe familjen tënde vëlla!!!! @gjestt” – ka shkruar ai.
Ky ishe postimi i plotë: