E FUNDIT NE BBVA: Gjesti përshendet banoret dhe LARGOHET nga shtëpia me dëshirën e tij?

Një situatë e tensionuar është duke ndodhur brenda shtëpisë së Vëllait të Madh.

Gjesti po kërkon të lërë shtëpinë e “Vëllait të Madh”, ndërkohë janë banorët ata të cilët janë mbledhur në lavanderi dhe nuk e lejojnë.

Egli mes lotësh i ka kërkuar këngëtarit që ta mendojë dhe njëherë dhe të reflektojë duke i thënë se ajo ka vijuar të qëndrojë në shtëpi vetëm prej tij dhe nëse largohet atëherë do të largohet edhe ajo.

Sakaq, Gjesti i ka kërkuar banorëve që ta lënë të largohet pasi nuk po qëndron dot më.

“Prej kohësh kam dashur të largohen”, dëgjohet të thotë Gjesti ndër të tjera, ndërkohë që dhe Rozana mes lotësh i është lutur që të mos largohet.

Ndiqni pamjet ne vazhdim: