G Bani mbetet një nga banorët më të zhurmshëm të Big Brother, duke shkaktuar përplasje të forta, veçanërisht me vajzat e shtëpisë.
Pas rikthimit, ai është përplasur me Danjën dhe së fundmi me Valbona Mhillin, duke debatuar me tone të larta dhe madje duke eskaluar situatën.
Situata eskaloi kur Valbona i përmendi Banit motrën, duke nxitur një reagim të ashpër prej tij. Mes ofendimeve, ai thotë: “Nuk pyes as për vëllezërit e tu”
Pamjet e incidenteve nuk ndodhen në faqet zyrtare të Big Brother, por janë bërë virale në TikTok dhe platformën X.
Kujtojmë se G Bani u përjashtua më parë me zarf të zi pasi goditi Gjestin, dhe me sjelljet e fundit, duket se nuk e ka larg një tjetër përjashtim.