“Shiptarski media” iu referua mediave të Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, duke e përdorur termin “siptar” si term racist dhe përçmues ndaj shqiptarëve.
Këtë ajo e tha në kontekstin e raportimeve të mediave në Kosovë – dhe anembanë botës – për trazirat që kërsitën sot në Kuvendin e Serbisë, ku opozita serbe lëshoi bomba tymi dhe vezë ndaj pushtetit serb me kërkesën për “rrëzimin e regjimit”.