Reagon Xheneta pasi Egli u puth me Gjestin: “Vazhdo të ëndërrosh…”

Mbrëmjen e djeshme, Egli dhe Gjesti shkëmbyen për herë të parë një puthje në buzë.

Pas kësaj ngjarjeje, një reagim ka ardhur nga Xheneta Fetahu, ish-partnerja e Gjestit.

Në llogarinë e saj të Instagramit Xheneta ka publikuar një foto të saj, ndërsa në përshkrim thuhet:

“Ti po përpiqesh të shkëlqesh, por unë jam tashmë ylli, vazhdo të ëndërrosh, vajzë, nuk do të arrish aq larg”.

Reagimi i Xhenetës ishte i pritshëm, duke ditur romancën që ka patur me Gjestin.