G-Bani i bën Arbër Hajdarit atë që s’ja ka bërë asnjë banor për katër sezone (Video)

Mbrëmjen e sotme, gjatë Prime-it të “Big Brother VIP Albania”, një nga temat më të diskutuara ishte përplasja mes G-Banit dhe Danjës.

Ata u përballën me njëri-tjetrin për incidentet e fundit, përfshirë edhe përndjekjen e Banit ndaj saj, që shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.

Në këtë debat u përfshi edhe opinionisti Arbër Hajdari, i cili kritikoi G-Banin për sjelljen e tij, duke e akuzuar se nuk po arrin ta ndajë lojën nga pëlqimi i tij për Danjën.

Pjesë nga diskutimi:

Arbër Hajdari: Duket shumë pastër që ti nuk po e ndan dot këtë situatë.
Bani: Edhe i dënuari para se të vritet, ka të drejtë të flasë. Nëse ti don që unë të mos flas për këtë që unë mendoj, atëherë nuk po flas.
Arbër Hajdari: Ç’të flasësh mo?
Bani: Ç’të flas mo? Ç’të flas mo? Ç’të flas mo? Po meqë është me “Ç’të flas mo”, atëherë nuk po flas. Mirë mo, nuk po flas. Në rregull mo.

Pas kësaj përplasjeje, Bani nuk i ndërhyri më Hajdarit, por jo sepse donte ta linte të analizonte situatën, por në mënyrë ironike.