“E simpatizoj…”/ Ky banor i “BBV” shpreh pëlqimin për Rizartën: Për moshën që ka…

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”.

Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke bisedua me Mikelën ka shprehur se ka një simpati për Rizartën.

“E simpatizoj. Fjala admiroj është shumë e madhe por për moshën që ka, e admiroj.

Dhe nëse ka diçka, nëse do ketë diçka, do jetë e vërtetë. Kështu 100 %. Por nuk është prioritet, nëse lind diçka, lind”– tha Aldo.

“Kështu duhet të jetë”- iu përgjigj Mikela e cila më pas e pyeti:

“Si të duket nga ana tjetër deri tani, meqë thua e kupton?

Aldo u përgjigj se i duket që simpatia e Rizartës për të është reciproke, duke shtuar “Për më shumë nuk e di, për këto vlerësimet që po flisja, më duket reciproke”.

A do ia kthejë Rizarta ndjenjat Aldos?