Amber me akuza të forta: Gjesti e mban Eglin vetëm për artikulim sepse…

Sot në mëngjes, Amber, Laerti, Vserlo dhe Loredana diskutuan për raportin mes Gjestit dhe Eglit.

Mbrëmë, gjatë një shfaqjeje, dyshja shkëmbyen një puthje skenike.

Kjo u komentua shumë nga banorët, pasi ata kanë qenë të afërt, por jo në një lidhje.

Duke e ditur se Gjesti është i ftohtë në marrëdhënien me Eglin, ndërsa ajo i ka shprehur ndjenjat e saj, kjo puthje shkaktoi shumë komente.

Amber u shpreh se Gjesti e mban Eglin vetëm për artikulim dhe për Prime. “Ai nuk di të flasë”, – tha Amber.

Amber vazhdoi: “Sepse unë e provova në një situatë. Ai bëri një gjë të pisët me mua në kuzhinë dhe unë nuk i dhashë zë. Egli i tha atij: ‘Më thuaj edhe mua që të mos mërzitet Amberi.’.