Gazetari Milaim Zeka ka bërë një pretendim të fortë, duke thënë se ekzistojnë përgjime telefonike dhe ambientale që implikojnë kryeministrin Albin Kurti dhe një grup të tij në veprime të dhunshme.
Sipas Zekës, në këto përgjime përfshihen plane për sulme, dhunë dhe akte të tjera kriminale.
“Albin Kurti ka përgjime telefonike, ka përgjime ambientale për Albin Kurtin dhe një grup të ngushtë të njerëzve, dhe unë vazhdimisht kam thënë se për këto gjëra duhet të dalë Dardan Molliqaj të flasë, dhe unë po them se në ato përgjime ambientale është i përfshirë edhe Dardani. (Janë) përgjime për të dalë për të rrahur njerëz, përgjime për të dalë me hedhë bomba nëpër kontejnerë mbeturinash, përgjime për të dalë e për të bërë akte terroriste”, deklaroi ai.
Deklaratën e plotë, ndiqeni në videon vijuese: