Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 09:00.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovë, ditë më parë është marrë vendim që të pranohen në prova materiale dëshmitë e nëntë dëshmitarëve me shkrim sipas rregullës 153.
Për këtë gjë njoftoi zëdhënësi i DSK-së, Michael Doyle, i cili tregoi se vendimi është marrë më 14 shkurt.