Opinionistja, Meliza Haradinaj ka thënë se po flitet për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në emisionin “Rubikon”, Haradinaj shtoi se ky është lajm i mirë, pasi partitë nuk po humbin kohë, por po sjellin një qeveri stabile.
“Po flitet se janë takuar partia në pushtet me njërën nga partitë opozitare, dhe kjo nuk është PDK-ja por LDK-ja. Nuk kam informata për persona, por ka informata në qytet se po zhvillohen bisedime rreth një koalicioni të mundshëm. Kjo padyshim është një lajm i mirë. Nëse partitë nuk po humbin kohë pas certifikimit të rezultateve, po investojnë që të kemi një qeveri stabile, një qeveri që është e qëndrueshme në tema nacionale, e kjo padyshim që është lajm i mirë”, tha ajo në Klankosova.