E ka detyruar produksioni? Gjesti zbulon me ne fund arsyen pse e mori Rizartën në krevat

Gjesti dhe Egli kanë folur sërish për situatat e fundit që kanë ndodhur në shtëpi.

Banorja po vazhdon të jetë e prekur nga veprimet e fundit të konkurrentit, pasi zgjodhi për të fjetur me Rizartën për dy javë.

Ajo i kërkoi sërish llogari duke i thënë se pse pikërisht e zgjodhi Rizartën, kur kishte edhe banorë të tjerë.

“Përse e more në krevat?”, iu drejtua ajo.

“Okej, okej se nuk mund të flas tani. Më shiko në sy. S’mund të flas për këtë temë. Do të të sqaroj”, i tha Gjesti.

Gjesti më pas i tha se nuk duhet të sillet në këtë mënyrë për të lënduar atë, veten e familjen.