U aludua se do kaloj në VV, reagon Salihu: Besnikëria ime as nuk shitet, as nuk blihet

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Arbnora Salihu e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar vota të mjaftueshme dhe ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar ndaj disa medieve të cilat gjatë ditës së sotme, kanë shkruar për një kalim të mundshmëm të saj në Vetëvendosje.

Salihu ka thënë se ‘Besnikëria ime as nuk shitet, as nuk blihet. Si e vogël PDK, gjithmonë PDK!”.

Reagimi i plotë i saj:

REAGIM:

Emri im qenka lakuar pa të drejtë morale e as ligjore! Unë jam Arbnora Salihu, vajzë e rritur me parime të atdhedashurisë, krenare për babain tim, luftëtar të lirisë, për shokët e liderët e luftës së UÇK-së.

Angazhimi im politik si anëtare e Kuvendit Komunal të Ferizajt, po ashtu si kryetare e rinisë së PDK-së dhe së fundmi edhe si kandidate për deputete, ka qenë dhe do të mbetet me PDK-në. Besnikëria ime as nuk shitet, as nuk blihet. Si e vogël PDK, gjithmonë PDK!