Pas surprizës,motra e Eglit flet sërish për raportin e së motrës me Gjestin,ndan ‘sekretin’ që lidhet me Eglin…

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli u surprizua në Prime nga një takim me të motrën,

të cilën e kishte kërkuar aq shumë dhe tha se e sheh si një ‘busull’ ku orientohet.

Sot për “Fan Club”, Ejona ka zhvilluar një intervistë me moderatoren Heidi Baci ku ka folur për Eglin dhe ndjesitë e surprizës, marrëdhënien Egli-Gjesti dhe takimin e saj me Gjestin.

Ndër të tjera, Ejona ka rrëfyer një ‘sekret’ të vogël.

Ajo thotë se kur ndihet e ngarkuar nga situatat që e motra po kalon në shtëpi, i shkruan Eglit mesazhe në Whatsapp, ndonëse Egli nuk mund t’i shohë për shkak të izolimit.