“Kush i afrohet më asaj” – Ledioni habit me deklaratën për Eglin

Big Brother VIP Albania do të ketë një tjetër zhvillim të madh, pasi 3 ish-banorë do t’i bashkohen shtëpisë.

Kjo mundësi u krijua përmes “valixhes së tundimeve”, ku Gjesti lexoi një zarf që e lejonte të përzgjidhte 7 ish-banorë, nga të cilët 3 do të rikthehen përmes televotimit.

Të nominuarit për rikthim: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani, Jozi.

 

Një nga emrat më të komentuar është Redon Berani, i cili u largua me dëshirë në ditët e para të spektaklit.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai krijoi një afrimitet me Egli Takon, por mesa duket, rikthimi i mundshëm i tij nuk do të sjellë një ribashkim mes tyre.

I pyetur nga Ledion Liço nëse do të afrohej sërish me Eglin, Redoni u përgjigj: “Nuk besoj se do të afrohem.”

Kjo deklaratë u shoqërua nga një koment thumbues i Ledionit: “Jo mo, kush i afrohet më asaj.”