“Zuzarë, nënshtrimin për interesa të ngushta mos na e shitni si vlerë kombëtare” Bekë Berisha i reagon Fatmir Limajt

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër pas gatishmërisë së shprehur nga Fatmir Limaj, për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e qeverisë.

“Komunikatë 001. Zuzarë të dashur të vendit tim.Nenshtrimin për interesa të ngushta. Mos na e shitni si vlerë kombetare”, ka shkruajtur Berisha në profilin e tij në Facebook.

Mbrëmë në RTV Dukagjini, Limaj tha se Kurti i ka fituar 40% të votave dhe se nga çfarëdo pozite duhet të bashkëunohet me të.