Paçarizi: Limaj është i përgjegjshëm, me Kurtin shkon veç nëse bindet se është në të mirë të vendit

Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, opinionisti Rrahman Paçarizi tha se Limaj është i përgjegjshëm dhe me Kurtin bashkëpunon vetëm nëse bindet se është në të mirë të vendit.

“Unë mendoj që Limaj ka desht me u imponu si faktor, me përqu një mesazh, që unë jam këtu, unë vendosi për vete. Por unë mendoj që Limaj është një person i përgjegjshëm nuk merr vendime të gutshme. Limaj mund të shkojë me Kurtin, pa e banalizu, nëse bindet se është në të mirë të vendit”, tha Paçarizi.

Ai ndër të tjerash shtoi se: “AAK dhe Nisma kanë një histori jo të mirë të raporteve prej qeverisë së kalume”.