Millaku: Kam dalë nga VV-ja në LDK për të ndihmuar ndryshimin, e dija se do të ishte e pamundur të rizgjidhem deputete

Drita Millaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se me vetëdije të plotë e ka ditur se do të ishte e pamundur të bëhej deputete në këtë legjislaturë, pas kalimit të saj nga VV në LDK.

‘’E kam ditur që me ndërrimin e subjektit politik e kam të pa mundur të bëhem deputete në këtë legjislaturë, por me vetëdije të plotë kam dalur në LDK’’, tha Millaku.

Megjithatë, ajo theksoi se ka dalur në këtë subjekt për të kontribuar dhe për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që qytetarët e kishin pritur.

‘’Me vetëdije të plotë kam dalur në LDK për t’iu ndihmuar në mënyrë që ta bëjmë ndryshimin që e kemi pritur’’, deklaroi Millaku.