Më e bukura në botë, xhamia Ballies në Elbasan fiton çmimin si “Ndërtesa e Vitit 2025”

E ndërtuar në vitin 1608 Xhamia e Ballies në Elbasan ka fituar çmimin “Arkitektura më e Bukur Fetare e Vitit”.

Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Xhamia e Ballies në Elbasan është Fituesja e Çmimit Ndërkombëtar për Arkitekturën më të Bukur Fetare të Vitit, “Building of the Year 2025” të organizuar nga ArchDail”.

E shembur gjatë kohës së diktaturës dhe e rindërtuar në vitin 2022 kjo xhami vijon të jetë një ndërtesë shumë e bukur, tashmë e përzgjedhur si një nga 5 objektet më të bukura të kultit në botë, e cila pasi arriti finalen “Ndërtesa e Vitit 2025” nga ArchDaily, më vonë u shpall dhe fituese.