Marrëdhënia mes Oltës dhe Gertës është krisur me kohë, gazetarja: Janë çështje të rënda familjare (Video)

Marrëdhënia mes Olta Gixharit dhe Gerta Gixharit ka qenë shumë e komentuar, jo vetëm me futjen e Gertës në Big Brother, por që në Big Brother Vip 2, kur pjesë e tij ishte Olta. Gazetarja Enida Hima ishte e ftuar në Top Albania Radio, ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien e krisur të dy motrave dhe shtoi se këtë e dinë të gjithë gazetarët e kronikës rozë dhe njerëz që kanë qëndruar pranë motrave.

Enida Hima: Raporti i Oltës dhe i Gertës dihet prej vitesh nga miqtë e afër, gazetarët e shoëbizzit dhe kushdo që ka qenë pranë dy motrave, që ka qenë një marrëdhënie e krisur. Dihen edhe arsyet, por duke qenë se janë dhe tema familjare unë nuk do preferoja t’i prekja. Olta dhe Gerta që para se të hynte Olta në BBV nuk flisnin. Ishte Big Brother i Oltës ai që i afroi dhe Gerta në atë moment i doli në mbrojtje po themi dhe i doli në mbrojtje në të gjitha këto. Raporti mesa di unë vazhon të jetë, jo i ngrirë por as shumë i ngrohtë. Pra e ruajnë, ato janë motra dhe absolutisht duhen shumë dhe të gjitha këto gjëra që dihen, por ruajnë edhe distancën nga njëra-tjetra për fakte që ato i kanë ndarë vetëm me njerëz të afërt e pastaj njerëzit e afërt i kanë ndarë me të tjerë. Është një raport shumë privat që Rozana nuk duhet ta prekte. Mesa duket ajo e dinte si shumë prej nesh, por nuk duhej të përfshihej.

Atalanta Kërçyku: Mund ta thuash?

Enida Hima: Arsyen?

Atalanta Kërçyku: Po.

Enida Hima: Absolutisht që jo! Është familjare.

Atalanta Kërçyku: Unë tentova, bëra timen.

Enida Hima: Jo nuk do doja. Janë të shumtë njerëzit që e dinë, por duke qenë se shumë prej tyre janë miq dhe kolegë të vajzave kanë preferuar t’i ruajnë. Di që ka pasur tentativa për t’i pajtuar. Janë në një marrëdhënie më ndryshe, por prap nuk kanë një marrëdhënie siç kanë pasur më herët. Prania e Oltës në BBV4 duket se i vuri kapakun kësaj të shtune, duke thënë që mos flisni më, se motra është motër.