Kelmendi: Limaj tha dy gjëra, “Haradinaj s’flet në emrin tim” dhe mos kujtoni që më “bleni lirë”

Gazetari, Adriatik Kelmendi ka bërë një postim pas deklaratës së Fatmir Limajt sonte ku nuk e përjashtoi një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kelmendi megjithatë bëri të ditur se Limaj me deklaratën e tij la dy porosi.

Sipas tij, porosia e parë ishte që “Haradinaj s’flet në emrin tim”, dhe tjetra që “mos kujtoni që më bleni lirë”.

Postimi i plotë:

“Fatmir Limaj nuk ka thënë asgjë më shumë se vetëm këto dy porosi:

Ramush Haradinaj nuk mund të flasë në emër timin

Mos kujtoni që “më bleni lirë”

Kaq