Gerta me AKUZA të rënda ndaj Rozana Radit, këngëtarja mbetet keq para kamerave! Ja për cfarë bëhet fjalë

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë e ndezur, dhe një nga debatet më të forta të ditës së sotme ishte ai mes Gerta Gixharit dhe Rozana Radit.

Gerta, e cila prej kohësh ka shprehur dyshime mbi mënyrën se si Rozana e zhvillon lojën e saj, vazhdoi t’i qëndrojë mendimit se këngëtarja merr informacione nga produksioni në dhomën e rrëfimit.

Ajo ka ngritur disa herë këtë shqetësim, duke lënë të kuptohet për një favorizim të mundshëm.

Sot, gjatë një përplasjeje të ashpër mes tyre, Gerta e akuzoi sërish Rozanën për këtë çështje.

“Duhet të rrish këtu, jo në dhomën e rrëfimit” i tha Gerta, duke marrë një përgjigje të ashpër nga Rozana: “O gazetare e dështuar, që s’pate fuqi të mbaje një debat me Egli Takon”.