Ditën e djeshme, banorëve të Big Brother VIP Albania iu transmetuan pamjet nga momenti i tyre i parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Një nga hyrjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo e Xum Allushit, i cili menjëherë pas futjes në shtëpi u surprizua nga një takim emocionues me nënën e tij.
Teksa pamjet u shfaqën, Egli Tako u vu re me lot në sy dhe e emocionuar, një reagim që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
Kujtojmë se Xumi e kishte shprehur hapur pëlqimin për Eglin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi,
por kjo e fundit asnjëherë nuk i pranoi ndjenjat e tij, duke deklaruar se sipas saj, Xumi e bënte gjithçka për lojë. Ai u eliminua nga gara pas një nominimi kokë më kokë pikërisht me Eglin.