Deri më 20 shkurt në ora 23:06, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 94.67 të votave për kandidatë për deputetë.
E në listën e më pak të votuarve, hyjnë kandidatët për deputetë nga koalicioni PDAK-LPB, Shkurte Misini me vetëm 4 vota, dhe Ibrahim Kadri me 3 vota.
Numri i pakët i votave për deputetë nuk mungoi as te Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar. Ishte Hyrie Jahkurtaj e cila mori vetëm 2 vota, ndërsa Shkumbin Rizvanolli 4 vota.
Nga Partia Liberale Egjiptiane më sa paku vota mori Edona Mustafa 3 vota, Medina Morina 3 vota, dhe Ekrem Qerimi vetëm 2 vota.
4 vota pati edhe kandidatja për deputete nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Zemrije Berisha.