Mirlinda Tishukaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas mosarritjes për të siguruar një mandat në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka theksuar se është munduar të japë maksimumin në punën e saj dhe ka qenë e vlerësuar edhe nga KDI-ja.
‘’Jam munduar të jap maksimumin nga ana ime. Unë jam vlerësuar edhe nga KDI-ja’’, deklaroi Tishukaj.
Megjithatë, ajo shpreh habi për rezultatin dhe pranon se nuk i ka ardhur mirë për këtë rezultat.
‘’ Nuk e di çfarë ka ndodhur ,qytetari e ka vlerësuar kësi soji , nuk është diçka që më ka ardhur mirë’’, tha Tishukaj.
Sipas saj, puna dhe angazhimi i secilit duhet të vlerësohet. Tishukaj poashtu potencoi se ka pasur kolegë që nuk janë dëgjuar fare, e megjithatë kanë marrë vota të mjaftueshme.
‘’Tekefundit duhet të vlerësohet puna angazhimi i secilit. Me gjithë respektin ka kolegë që nuk iu ka ‘’ni’’ fare zëri , mirëpo qytetari e ka vlerësuar kësisoj dhe ua pafshin’’ hajrin ‘’, përfundoi Tishukaj.