Upss, situat e pazakontë! Pas mbarimit të Prime-t mbrëmë, Ledion Lico jep MESAZHIN E PAPRITUR sot!

Moderatorit të njohur shqiptar, Ledion Liços mbrëmë pas përfundimit të spektaklit “Big Brother Vip Albania”, i ka ndodhur e papritura.

Me anë të një statusi ai ka bërë me dije se ka pranuar mesazhe të shumta, nga ndjekës të ndryshëm, shkruan IndeksOnline.

“Mirëmëngjes Yje! Duke gjykuar nga mesazhet tuaja të gjithë jeni të gatshëm të më “falni” një teze. Nuk di ç’të mendoj për këtë. Ju dua!”, ka shkruar mes tjerash ai.

Kujtojmë se Liço gjatë programit tha se gjithmonë e ka ndier mungesën e një teze, pasi që nuk e kishte asnjëherë.

Në formë batute, opinionisti Arbër Hajdari tha se mund t’i “falte” tezen e tij, pas së cilit koment duket se kanë vërshuar edhe mesazhet në Instagramin e Liços./IndeksOnline/