Përgjuesi i AKI-së: Mehmetaj e ka “të konfirmuar në tri institucione” se është i tyre

Pajisja përgjuese që u gjet ngjitur skejë rrotës së veturës, Vehbi Kajtazit, është e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë – e thotë “tri herë të konfirmuar, nga tri institucione”, gazetari Lirim Mehmetaj në një paraqitje ‘live’ në Facebook me Berat Buzhalën.

Se AKI, përkatësisht segment i saj, ishte shtënë në duar të pushtetit për përgjim të gazetarëve kritikë, Mehmetaj thotë se e ka përvojë të vetes së parë, ngase, sipas tij, ka qenë subjekt i atyre monitorimeve e deri te infilitrimi i një gazetari në shërbim të tyre në redaksinë ku punonte.

“E kam të konfirmume prej tri institucioneve, të konfirmume prej Doganës, prej Prokurorisë, edhe prej AKI-së vetë. E nëse nuk është, të dalin e të kallxojnë e kujt është (pajisja)”, e përmbylli Mehmetaj.

Por, qe qysh e shpjegoi fillim e fund:

Mua më treguan – se ti (Berat) e din që ka patriota në ato institucione – qe qeshtu-qeshtu ka ndodhë. Më thanë edhe për një gazetar që është i pagun prej tyne, në redaksi te une.

Pastaj Vehbia e qiti ato. Qysh e din ka ndodhë në tetor, a është normale mos me dal asnjë lajm prej prokurorisë se e kujt ëshë qajo pajisje? Tash unë e kam ditë ma moti që Prokuroria e ka konfirmu përmes Doganës që qato janë kanë 74 pajisje të marruna prej AKI-së. Pronë e AKI-së.

Kjo është e kryme.

E kam ditë edhe para do dite po prap thash hajt t’i lo le të zhvillohen hetimet. Kur tash e mora vesh se janë të interesuim me mbyll rastin.

Se s’o ka i konvenon kujt aty që kjo me shku ma gjatë.

Tash për atë arsye deshta me bë publike e të madhe, që mos m’e lanë me mbyll rastin.

Nëse nuk kanë me tregu për këtë rast…e ti mos dil me thanë jo ne s’konfirmojmë lajme, leje ti mos konfirmo lajme por hajde çu kallxo e kujt është pajisja.

E nëse – dhe kjo nuk është najfarë kërcënimi – unë kom me i qitë me iniciale rastet kur prokuroria ua ka mbyllë agjentave të AKI-së veprimtarinë ilegale, që janë të lidhun me pushtetin, familjarët e të cilëve janë kanë edhe në lista për deputetë të Vetëvendosjes.

Nuk ka mo rregulla (mos me ua qit emrat).

Prokuroria qatyne ju ka mbyllë raste, e unë kam mi qitë- se nuk funksionon rregulla me to. E prokuroria duhet me dal me tregu ku i kanë fazen e hetimeve. Kjo është gjë e padëgjume në historinë e Kosovës.

Ata e dinë, dhe që unë i di, dhe e dinë që i di edhe rastet e tjera.

Përndryshe për me përmbyll qit temë. E kam të konfirmume prej tri institucioneve, të konfirmume prej Doganës, prej Prokurorisë, edhe prej AKI-së vetë. E nëse nuk është, dilni ju kallxoni e kujt është.