Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Një moment dramatik ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Livia ka përjetuar një atak paniku pas një debati të ashpër me Vserlon.

Gjithçka nisi kur tensionet mes tyre u rritën ndjeshëm, ndërsa Vserlo vazhdoi ta ndiqte atë edhe pasi ajo kërkoi të largohej nga situata. Në një moment të tensionuar, Livia shpërtheu me të bërtitura, duke thënë: “Mu hiq, se po përjetoj një atak panik!”

Banorët reaguan menjëherë për ta ndihmuar, duke u mobilizuar rreth saj për ta qetësuar dhe për të përmirësuar gjendjen e saj shëndetësore.