Pranvera Hyseni, është astronomja shqiptare nga Kosova, e cila do të udhëtojë në një mision të ri, me mbështetjen e NASA-s.
Ajo, ka thënë se ky udhëtim po bëhet realitet pas një pune shumëvjeçare dhe netëve të kaluara mbi libra.
“Erdhi dita! Po nisem drejt mesit të Paqësorit për të operuar një teleskop 4-metërsh në 4,000 metra lartësi mbidetare, ku do të analizoj asteroidët dhe do të mbledh të dhëna që do ndihmojnë në kuptimin më të thellë të Sistemit Diellor. Ky udhëtim, i financuar nga NASA dhe Universiteti i Kalifornisë, është realizimi i një ëndrre që e kam ndjekur për vite me radhë. Pas shumë përkushtimi, kërkimesh shkencore dhe netëve të gjata të kaluara mbi libra, më në fund erdhi koha të përballem me këtë sfidë.”, ka shkruar në një postim në Facebook.
Hyseni një ditë më parë është shprehur se ndihet krenare që po përfaqëson Kosovën në Ditën e Pavarësisë në një nga samitet më të fuqishme të observatorëve në botë në mesin e Paqësorit, me mbështetje financiare nga NASA.