Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Sipas Haradinajt, gjatë diskutimeve në burg, Jakup Krasniqi kishte treguar se vetëm Thaçi e kishte ditur saktësisht datën e shpalljes së pavarësisë
“Unë po ta tregoj një ngjarje që në burg e kemi diskutu, nuk po them që mua më ka thënë Hashim Thaçi, jemi kanë kolektiv. Amerikanët datën e saktë më i pari njeri që e ka ditur, që kur ka mu shpall, është veç Hashimi. Veç Hashimi me ditë e ka ditur. Dhe arsyeja ka qenë kështu: me e lexu Hashimi në sy baci Jakup, ju ka thënë: ‘Qata ta kanë dhënë pavarësinë, qata që ty të kanë legjitimu fill me njohje’. Këta e ka thënë në sy baci Jakup. U kontestu prej Hashimit, ti dhe vetëm ti,” ka deklaruar Haradinaj.