Analisti Halil Geci, i ka reaguar emisarit amerikan Richard Grenell, pas urimit të tij.
Sipas tij, Grenellit i ka mbetur thesi thatë dhe sipas tij, as nga Serbia dhe as nga Kosova nuk i doli llogaria.
“Richard Grenell dërgon urime për pavarësinë:
“Përvjetor nën hijen e një padrejtësie të rëndë. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet ta festonte sot në Prishtinë – jo prapa grilave në Hagë uron Grenell.”
Grenellit i ka mbetur thesi thatë – as nga Serbia, as nga Kosova nuk i doli llogaria. Dikur përpiqej të shiste projekte për ndarje dhe kompromise të rrezikshme, sot mezi përpiqet të justifikojë pagesat e marra nga Beogradi. Si t’ia shesë Vuçiçit dështimin e tij, si t’ia faturojë shqiptarëve tradhtinë që propagandoi?”, ka shkruar Geci.
Në fund, ai shton se historia nuk i harron ata që punojnë kundër interesit kombëtar.
“Zoti të lashtë shnosh, Grenell – bashkë me Nait Hasanin dhe gjithë ata që u bënë mbështetës të ndarjes së Kosovës! Historia nuk i harron ata që punojnë kundër interesit kombëtar”, ka përfunduar analisti.