Hisen Berisha nuk siguron votat për deputet, nuk gjendet as në 40-shën e më të votuarve të PDK-së

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit.

Në listën e PDK-së me numrin e votave për kandidatët, gjenerali Hisen Berisha nuk figuron as në mesin e 40 kandidatëve më të votuar të kësaj partie.

Ky rezultat tregon se Berisha nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme për të fituar një mandat në Kuvend.