Halimi: VV’ja dhe PDK’ja do të bëjnë koalicion, kanë marrëveshje të heshtur

Analisti Jeton Halimi ka deklaruar se formimi i Qeverisë së Kosovës pritet pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, e cila është organi i vetëm ligjor për menaxhimin e zgjedhjeve.Ai për GazetaBlic tha se, Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mund të arrijnë një marrëveshje të heshtur për të formuar një koalicion të ri, duke u fokusuar në realizimin e tij pa u vërejtur nga opinioni.

“Formimi i Qeverisë së Kosovës pritet të ndodhë pas certifikimit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, e cila është organi i vetëm ligjor që kryen të gjitha punët që lidhen me zgjedhjet në Kosovë. Koalicionet e mundshme mund të jenë VV-ja dhe PDK-ja, të cilat kanë një marrëveshje të heshtur dhe do të mundohet ta realizojnë atë në mënyrën më të mirë dhe pa u vërejtur shumë nga opinioni i gjerë”, th ai.Halimi përmendi takimin mes liderëve të dy partive dhe shefave të grupeve parlamentare, ku u shtruan themelet e mundshme për marrëveshjen.

“Takimi disa muaj më parë mes Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit, me shefat e grupeve parlamentare Mimoza Kusari Lila dhe Abelard Tahiri, ka qenë një dëshmi e qartë e gjithçkaje që është diskutuar gjatë atij takimi të famshëm, ku bisedat janë udhëhequr nga Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi, si dhe Kadri Veseli. Në Hagë është bërë puna e madhe”Ai tha se çdo formulë tjetër për qeverisje do të dështonte dhe se zgjedhjet e ardhshme mund të dëmtonin buxhetin e Kosovës dhe partitë politike.

“Këto dy parti po i bëjnë numrat për të formuar Qeverinë e re dhe çështjen e presidencës do ta sqarojnë, gjithçka do të shkojë në favor të PDK-së dhe VV-së. Çdo formulë tjetër do të çonte në një rezultat të pamundur, sepse nuk funksionon për një periudhë të gjatë. Pasi që ka zgjedhje komunale të afërta, shumë do ta dëshmojnë se buxheti i Kosovës do të dëmtohej nëse shteti shkon përsëri në zgjedhje, duke dëmtuar shumë partitë”, shtoi.