A gabuan strategjikisht PDK-ja dhe AAK-ja: “Centralizim” i votës për deputetë me kandidatë nga Drenica e Dukagjini?

Nga Arbër Ramadani
Me rreth 70% të votave të numëruara për deputet në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ajo që bie dukshëm në sy është që partia më e madhe opozitare PDK, i është kthyer votës së “centralizuar” në Drenicë. Edhe partia tjetër opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, del se votë pati gati veç për kandidatët e Dukagjinit.

A po dekurajohet pjesëmarrja në këto parti nga rajone të tjera?
Emra si Arben Mustafa, profesor i ekonomisë, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, nga qyteti i Gjilanit, Besnik Tahiri, një ndër deputetët e profesionist i rrallë, që vjen nga Podujeva, e që kandidoi nën ombrellën e AAK-së, duket se nuk e kanë marë përkrahjen e duhur të qytetarëve, për mandat në Kuvendin e Kosovës. Këta dy emra veç sa për ilustrim. Profesionistë e njerëz të shquar në të dy listat e lartëpërmendura por që s’vijnë nga rajonet përkatëse (Drenicë, Deçan), ka më bollëk, e që duket se nuk kanë marë përkrahje.

Mungesë strategjie nga strukturat udhëheqëse, të këtyre dy partive edhe pse me mundësinë si asnjëherë tjetër, me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në dispozicion që parasheh 10 kandidatë preferencial për listë, apo thjesht një centralizim i “natyrshëm” i votës?

Çka po ndodh?
Përveq Bedri Hamzës, Kandidatit për Kryeministër nga rradhët e PDK-së, Mmeli Krasniqit kryetar, e Uran Ismaili, në listën prej 110 kandidatëve nga rradhët e PDK-së, ndër më të votuarit dalin të jenë Sala Jashari, Përparim Gruda, Jakup Nura, Ganimete Musliu, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Xhevair Geci, Blerta Deliu-Kodra, Altin Krasniqi, Petrit Hajdari, të gjithë këta nga rajoni i Drenicës.

Me rreth 70 për qind të votive të numëruara del se votë nga koalicioni AAK-NISMA mblodhën, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Lahi Brahimaj, Arbër Tolaj, krejt nga rajoni i Dukagjinit, me përjashtim Fatmir Limajn nga Malisheva.

PDK, detaje
Në krye të listës me rreth 70% të votave të numëruara ndodhet kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza me 84,417 vota. Pas tij, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë 48,090 vota deri më tash, duke u renditur i dyti brenda partisë.

Vendi e tretë e zë Uran Ismaili, i cili deri më tani ka siguruar 20,490 vota, ndërsa Vlora Çitaku dhe Sala Jashari pasojnë me diferenca të vogla, duke marrë përkatësisht 19,690 dhe 19,634 vota.

Lista e dhjetë kandidatëve më të votuar të PDK-së përmbyllet me Përparim Grudën (16,883 vota), Jakup Nurën (16,487), Enver Hoxhajn (16,087), Ganimete Musliun (15,511) dhe Mergim Lushtakun (14,663).

Pas tyre, mbi 10 mijë herë janë votuar deri me tash edhe Rrahman Rama, Aran Behrami, Elmi Reçica, Ferat Shala, Rashit Qalaj, Fadil Demaku, Xhevahir Geci, Nait Hasani, Altin Krasniqi, Blerta Deliu Kodra, Ariana Musliu Shoshi, Petrit Hajdari dhe Abelard Tahiri.

AAK-NISMA
Derisa procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë o vazhdon, gazeta Nacionale ka siguruar listën e kandidatëve më të votuar të koalicionit AAK – Nisma.

Me rreth 70 për qind të votave, më i votuari në këtë listë është kandidati i këtij koalicion për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Pas tij, renditet Daut Haradinaj, kurse i treti në listë është kryetari i Nismës, Fatmirë Limaj.

Sipas listës që e ka siguruar gazeta, Ramush Haradinaj ka marrë 32164 vota, Daut Haradinaj 19030, Fatmir Limaj 16454, Time Kadrijaj 11366, Bekë Berisha 10899, Lahi Brahimaj 8820, Arber Tolaj 7598, Albana Bytyqi 7581, Ardian Gjini 7408, Bashkim dhe Ramosaj 7312.

Ajo që bije në sy në këtë listë është se shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në legjislaturën e kaluar, Besnik Tahiri, duket se nuk e ka marrë mbështetjen e duhur për të qenë deputet në këtë legjislaturë.

Kurse, Haki Abazi, i cili kishte kaluar në AAK nga VV-ja i ka marrë 1160 vota.