“S’kemi as film për Adem Jasharin – as për Skënderbeun s’kemi”, Nait Hasani thotë që përmes kulturës duhet ta tregojmë historinë

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për rrugëtimin e Kosovës deri në arritjen e lirisë dhe pavarësisë, ku sot shënohet 17 vjetori.

Nait Hasani, veprimtar i çështjes kombëtare ka folur sesa shumë ka rëndësi kultura në promovimin e vetëdijes kombëtare.

Ai ka thënë se nuk ka film as për komandantin legjendar Adem Jasharin.

“Ne nuk kemi një film për Adem Jasharin, ngjarjen më kryesore e ngritjes të një ndërgjegje fuqishme të kombit tonë në luftë për liri, ne nuk kemi një film”, ka thënë ai.

Pastaj, Fisnik Ismaili deklaroi se nuk ka film as për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeun.

“Ne s’kemi as për Skenderbeun, shko më tutje. Për Skenderbeun s’kemi lërë më për këta më modernë, rusët na kanë bë filmin”, ka thënë Ismaili. /Gazeta Express