Sot presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë marrë pjesë në ngritjen solemne të flamurit të Kosovës në përvjetorin e 17’të të shpalljes së pavarësisë.
Pas kësaj, Osmani e Kurti planifikohej të nisen për në Prekaz, mirëpo meqë ishin më herët në kohë ajo e luti kryeministrin për kafe.
Gazetari i T7, Genc Godanci, që e përcjelli ngjarjen raporton se Kurti u përgjigj duke thënë se “mos po na presin me fishekzjarrë”.
Në një video të T7 Osmani dëgjohet duke thënë “edhe me fishekzjarrë pijmë kafe, pse, cka na bojnë?”.