Mesazhet e papublikuara më parë, pas deklaratave shokuese për Gjestin! XHENETA tregon mesazhet:”Kisha pas qef…

Disa ditë më parë ish shoku i ngushtë i Gjestit, Alberat, ka ‘ndezur’ rrjetin me disa deklarata tejet shokuese dhe të forta në ‘Prive’ lidhur me Gjestin.

Mirëpo, pas intervistës Alberat duket se ka kontaktuar edhe Xhenetën në rrjete sociale, së cilës i është prezantuar si “ai që ka dalë me të vërtetat e hidhura kundrejt Gjestit” e i ka kërkuar të flasë me të.

Në mesazhet e publikuara duket se Xheneta nuk i është përgjigjur Alberat, megjithatë ka publikuar mesazhin si një ‘provë’ që nuk dëshiron kurrsesi të dëmtojë figurën e Gjestit.

Mesazhet u publikuan nga menaxheri i disa personazheve publikë, Anaid Kaloti ditën sotme pasi rrjeti pati një reagim të fortë për foton që G Bani publikoi krah Xhenetës me një urim për pavarësinë e Kosovës – postim ky që u mor si ironi ndaj Gjestit.