Me rastin e Pavarësisë, banorët krijojnë me gjësende të ndryshme flamurin e Kosovës në Big Brother VIP Albania

Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë patur si sfidë nga ‘Vëllai i Madh’ për të krijuar flamurin e Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë.

Në zarfin që lexoi Gjesti thuhej që duhet të përdornin mjete të ndryshme që kanë në shtëpi për të realizuar atë.

Derisa po bënin këtë, ata interpretuan disa nga këngët e famshme dedikuar vendit të Kosovës.