Sot Kosova po feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në nderë të kësaj dite të rëndësishme për popullin, kryeministri Albin Kurti iu adresua qytetarëve para parakalimit të Ushtrisë në sheshet e Prishtinës.
Ndër tjera, Kurti nuk la pa përmendur edhe veçantitë e Ditës kur është shpallur pavarësia e Kosovës në Kuvendin e Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008.
Kurti ka përmendur tre krerët e shtetit, ndër ta edhe Hashim Thaçin i cili në cilësinë e kryeministrit të vendit kishte lexuar deklaratën e Pavarësisë.
“Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror i brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit saj, emrat e përveçshëm të tyre lexohen pas firmave të nënshkrimeve të deklaratës së pavarësisë, të 110 deputetëve si dhe nga krerëve shtetëror të asaj kohe, presidentit Fatmir Sejdiu, kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe Presidentit Hashim Thaçit”, tha Kurti.