“E kom rujt prej tana partive – S’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument kur jom kanë n’politikë”, Fisnik Ismaili për obeliskun Newborn

Fisnik Ismaili tha se në obeliskun Newborn s’ka lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes edhe në kohën sa ishte pjesë e kësaj partie. Ai tha se obeliskun e ka ruajtë nga të gjitha partitë.

Ismaili tregoi se sivjet në obelisk mbulohet tema e inteligjencës artificiale teksa çdo vit ka pasur tema apo kauza që kallxojnë përfshirjen e shtetit tonë në botë.

“Newborn çdo vit e ka nga një temë që është aktuale në botë, edhe kallxon përfshirjen e Kosovës në botë. Kam rezistu mi futë politikat ditore në tematikë të Newbornit, qata e kam ruajtë prej tana partive. Edhe vetë kur kam qenë i përfshirë në politikë s’kam lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes me u shpërnda në monument e kam rujtë qat integritetin e monumentit ku kemi prekë tema të ndryshme”, tha Ismaili në Pressing, transmeton Express.