“Shkelje privatësie e tmerrshme”- Olta Gixhari reagon në mënyrë indirekte për publikimin e bisedës me Rozana Radin

I ftuar në ‘Fan Club’, Eni Shehu, miku i ngushtë i Olta Gixharit, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozana Radit.

Gazetari zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij Big Brotheri.

Gjithashtu, prej kontakteve të afërta që ka me të dyja motrat Gixhari, Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.

“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme”, tha Eni.

Përsa i përket marrëdhënies mes motrave Gixhari, nëse janë të vërteta fjalët se ato të dyja nuk flasin, Eni u përgjigj: “Ato kanë thënë gjithmonë dhe njerëzit s’e kuptojnë. Kanë thënë ‘zihemi, duhemi, si motra’, kaq”.