“Jo veç në Gjakovë, VV e bëri edhe në Shtime”: Mehmetaj thotë se po vidhen votat me ‘trenin bullgar’

Gazetari Lirim Mehmetaj tha se jo vetëm në Gjakovë – për çka prokuroria ka nisur hetimet – por, Vetëvendosja, sipas tij, ka aplikuar metodën e “trenit bullgar” edhe në Shtime, ku, gjithnjë sipas tij, janë gjetur fletvotime false për Vetëvendosjen.

Më tej ai vijoi të shpjegojë se çka do të thotë “treni bullgar” dhe se ki kryhet ajo.

Postimi i plotë:

Njejte si ne Gjakove, fletvotime pa vule per Vetevendosjen qenkan gjetur edhe ne Shtime.

Cka i bie fletevotimi pa vule?

Kjo eshte nje metode e blerjes se votes ku personi i pare i paguar futet brenda vendvotimit me nje fletvotim fals, me pas ai aty e merr nje origjinal e te vulosur.

Kur futet te kutia e votimit fshehurazi fletvotimin origjinal e fut ne xhep dhe ne kuti te votimit e fut falsin. Kurse origjinalin e nxjerr jashte.

Ai jashte plotesohet per partine e caktuar, si ne rastin konkret per Vetevendosjen dhe me pas i jept dikujt ta fus brenda prape fshehurazi. Ai qe shkon te votoj me te fshehurazi, voton me fletvotimin tashme te mbushur dhe ai qe i jepet e nxjerr prape jashte.

Pra, mjafton vec nje ta nxjerrin me fletvotim fals dhe me pas procedura perseritet.

Kjo metode kriminale eshte ajo qe njihet si treni bullgar. Kete metode po dyshohet edhe nga Prokuroria qe e ka perdorur Vetevendosja ne disa qytete te Kosoves.

E kam thene ne vazhdimesi. Ketyre nuk ju dihet, pritet gjithcka nga ta dhe prandaj duhet syte kater ne secilin proces.