Një hotel në Brezovicë kaplohet nga flakët, Policia: S’raportohet për të lënduar përpos dëmeve materiale

Hoteli “Pine” në Brezovicë u kaplua nga flakët paraditen e sotme, çka bëri që të ndërhyjnë ekipet e zjarrfikësve për ta shuar zjarrin.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është  përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit”, ka thënë Veseli.